×
  • Lajme
  • Lajme

    Idrizi, PDK: Albin Kurti i shërbeu Vuçiqit të bëhet lajm ndërkombëtar si bamirës

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kirti i ka bë favor e nder Aleksandër Vuçiqit që as vet Serbia nuk ka mundur tia bëjë.

    Idrizi ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Albin Kirti i ndihmoi Viçiqit të dalë në gjitha mediat e botës si himanist, ndëkohë që gjithë populli i Kosovës e njeh si një kriminel.

    “Si mund të harrohen e tejkalohen gjithë ato krime e masakra të Serbisë? Si është e mundur që një Kryeministër nuk ua di peshën këtyre veprimeve tash dhe krijon këso situatash? Këtë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë, perveç Albin Kurtit”, ka shkruar ndër të tjera deputetja Idrizi.

    Deklarata e plotë e Valdete Idrizit:

    Aleksandar Vuçiçi, i cili u rrit politikisht mbi tragjedinë e Kosovës dhe Serbia që ushtroi gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, sot ia dolën të shfaqen me imazhin e “humanizmit” dhe “solidaritetit” në mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Krejt kjo falë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë Arben Vitia, që pranuan 1000 teste për coronavirusin, si ndihmë prej tyre. E bënë për Serbinë atë që vet Serbia s’do të mund ta bënte më mirë për veten.

    Është e pabesueshme kjo sjellje e Albin Kurtit, Vetëvendosja e te cilit vetëm pak kohë më parë kishte protestuar kundër Vuçiçit me pankartën “këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”, duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri dhe ndihmës së Serbisë për pasojat e termetit atje.

    Dyftyrësia politike i është bërë normë veprimi Kurtit.

    Si mund të harrohen e tejkalohen gjithë ato krime e masakra të Serbisë? Si është e mundur që një Kryeministër nuk ua di peshën këtyre veprimeve tash dhe krijon këso situatash? Këtë deri më sot nuk e ka bërë askush në Kosovë, perveç Albin Kurtit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.