×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia asiston kontrollin e pyjeve në Ferizaj, iu konfiskohen drutë 6 traktorëve

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë asistuar sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër të aktivitetit të përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.

    Sipas një komunikate për media, gjatë patrullimit dhe kontrollit të zhvilluar në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore, traktorë me rimorkio, të cilat transportonin masë drusore pa dokumentacionin përkatës.

    Me asistimin dhe përcjelljen e zyrtarëve policorë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.

    Ndërkohë, zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve kanë ndërmarrë procedurat e mëtejshme, duke përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit lidhur me masën drusore të konfiskuar./KlanKosova

    Nga Rubrika
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një inspektim i përgjithshëm në barnatoren e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Piranë të Prizrenit ka zbuluar një seri mangësish që prekin...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Rinia Demokratike anulon aksionin para Qeverisë në nderim të policit të ndjerë Altin Kryeziu Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin simbolik...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Temperaturat mesatare në Kosovë janë rritur gjatë dekadës së fundit, ndërsa fermerët po përballen me periudha më të gjata të thatësisë, valë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar Dervish Rozhajën, në 30-vjetorin e vdekjes së tij. Kurti ka vlerësuar kontributin e Rozhajës në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar të dhëna nga raporti vjetor i KEK-ut për vitin 2025, duke theksuar se ndërmarrja ka...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Operacioni policor i koduar “Last Gun”...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës....

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.