×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Kritere që çojnë te dyshimet për kurdisje të tenderit për rrënimin e objekteve ilegale në Gjakovë

    ENIS VELIU
    21 Gusht 2026

    Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e prokurimit për kontratën publike kornizë “Rrënimi i objekteve pa leje”, por një analizë e Dosjes së Tenderit nxjerr në pah disa kritere teknike dhe profesionale që ngrenë pikëpyetje serioze nëse janë proporcionalisht të nevojshme për realizimin e kontratës apo nëse, në praktikë, mund ta ngushtojnë konkurrencën mes Operatorëve Ekonomikë. Tenderi mban numrin e prokurimit 632-26-6711-2-1-1, ndërsa procedura është përgatitur më 12 gusht 2026 nga Komuna e Gjakovës, raporton portali Front Online.

    Ajo që bie në sy nuk është vetëm numri i punëtorëve të kërkuar, por sidomos kombinimi i profileve profesionale, certifikimeve dhe pajisjeve me kufij specifikë të peshës. Sipas Dosjes së Tenderit, Operatori Ekonomik duhet të ketë minimum 10 punëtorë, përfshirë një punëtor të certifikuar për manipulimin e makinerive të rënda dhe një kranist. Por kërkesat nuk përfundojnë këtu. Komuna kërkon gjithashtu një inxhinier të ndërtimtarisë ose infrastrukturës me minimum pesë vite përvojë pas diplomimit dhe me Licencë A, një inxhinier apo bachelor të ndërtimtarisë, hidroteknikës apo konstruktivit me pesë vite përvojë, të certifikuar për menaxhim kantieri dhe menaxhim projektesh, një inxhinier të hidroteknikës, një tjetër të konstruktivit dhe, veçmas, edhe një inxhinier të diplomuar ose master të elektroteknikës me pesë vite përvojë pas diplomimit. Pikërisht këtu ngrihet një nga pyetjet kryesore, pse një kontratë për rrënimin e objekteve pa leje kërkon si kriter eliminues një inxhinier të elektroteknikës me pesë vite përvojë

    Edhe ekspert për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

    Një tjetër kërkesë që bie në sy është që njëri nga inxhinierët të jetë i certifikuar për hartimin e raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Kjo kërkesë është veçanërisht interesante për faktin se objekti i kontratës është rrënimi i objekteve pa leje. Dosja, në pjesën e kritereve të stafit, nuk sqaron aty se për cilat raste konkrete operatori do të jetë i obliguar të hartojë një raport të tillë. Nëse hartimi i një VNM-je nuk është pjesë reale dhe e domosdoshme e shërbimit që do të kryhet nga operatori, atëherë lind pyetja nëse ky certifikim është vendosur si nevojë teknike apo si një kusht shtesë që redukton numrin e kompanive të afta për të konkurruar. Kërkesat bëhen edhe më specifike. Një nga inxhinierët duhet të ketë pesë vite përvojë pune dhe njëkohësisht të jetë i certifikuar për menaxhim të kantierit dhe menaxhim të projekteve, ndërsa i njëjti duhet të jetë edhe udhëheqës i punishtes. Pra, nuk mjafton diploma dhe eksperienca profesionale. Komuna ka përcaktuar edhe kombinimin konkret të certifikimeve që duhet ta posedojë personi. Një formulim i tillë mund të ketë efekt kufizues nëse Autoriteti Kontraktues nuk mund ta dëshmojë se pikërisht ky kombinim certifikimesh është i domosdoshëm për kryerjen e kontratës.

    Një armatë inxhinierësh për një tender demolimi

    Në tërësi, Dosja e Tenderit kërkon profile që përfshijnë: inxhinier të ndërtimtarisë ose infrastrukturës, inxhinier të ndërtimtarisë, hidroteknikës ose konstruktivit për menaxhimin e kantierit, inxhinier të hidroteknikës, inxhinier konstruktiv, inxhinier elektroteknike, ekspert/certifikim për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, ekspert të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Pothuajse të gjitha profilet kryesore profesionale kërkohen me së paku pesë vite përvojë. Kombinimi i të gjitha këtyre kërkesave në një kontratë të vetme është pikërisht ajo që mund ta bëjë tenderin problematik nga aspekti i konkurrencës.

    Mini-ekskavatori nuk guxon të jetë më i rëndë se një ton

    Dyshimet shtohen edhe te pajisjet. Komuna kërkon dy ekskavatorë me peshë minimum 10 ton, tre kamionë kiper me peshë minimum 10 ton, mini-dumper, kamion me kran, skele dhe pajisje të tjera. Por një prej kritereve është veçanërisht specifik: mini-ekskavatori duhet të ketë peshë maksimale prej vetëm 1 ton. Komuna e arsyeton këtë me nevojën për punë në hapësira të ngushta dhe për parandalimin e dëmtimit të gjelbërimit ose infrastrukturës. Megjithatë, mbetet për t’u sqaruar pse kufiri është vendosur pikërisht në 1 ton, dhe jo përmes parametrave funksionalë si dimensionet, gjerësia e makinës, presioni mbi tokë apo aftësia për të punuar në hapësira të kufizuara. / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Hulumtime 20 Gusht 2026
    Komuna e Prizrenit e nisi një tender trevjeçar për sigurimin fizik të objekteve të shëndetësisë, duke deklaruar zyrtarisht se projekti do të...
    Hulumtime 20 Gusht 2026
    Derisa qytetarët përballen me kosto të lartë të jetesës dhe institucionet publike vazhdojnë të ankohen për mungesë buxheti në shumë sektorë, shteti...
    Të tjera
    Lajme 23 Gusht 2026
    Njohësi i çështjeve politike, Fitim Mulolli për “Front Online” ka vlerësuar se gjasat që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja janë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ka ndërruar jetë polici i aksidentuar ditë më parë në Malishevë, Altin Kryeziu. Ai u aksidentua në krye të detyrës ditë më...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7 të tjera...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për datat 23 dhe 24 gusht. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...
    Sport 23 Gusht 2026
    Georgina Rodriguez thuhet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në familjen e saj me Cristiano Ronaldon, duke adoptuar tre fëmijët më...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.