×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga 21 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit në Shqipëri

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

    Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 155 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator të rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

    Në Malin e Dajtit, operacioni vijon me mbështetjen e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së djeshme në terren u angazhuan gjithashtu 25 efektivë të MZSH-së dhe 5 efektivë të ADZM-së, së bashku me kapacitetet ajrore. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

    Në Qafën e Helmesit, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar në dy vatra në një pyll me pisha të dendura. Në operacion janë angazhuar 11 efektivë të MZSH-së, me synim vënien nën kontroll të situatës.

    Në Shtuf të Mirditës, vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

    Ndërkohë, në Shtanë–Tenë, Mirditë, situata paraqitet e stabilizuar. Operacioni vijon me 6 efektivë të MZSH-së, 6 punonjës të shërbimit pyjor dhe 15 forca bashkiake. Nuk raportohet rrezik për banesat.

    Në Prozhem, Pukë, vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është izoluar ose shuar dhe vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

    Në Malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri vijon në një terren të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar. Operacioni për shuarjen përfundimtare mbështetet nga dy avionë Air Tractor.

    Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, pavarësisht terrenit të vështirë dhe ndikimit të erës në disa zona, situata në disa prej vatrave kryesore është përmirësuar. Operacionet vijojnë me fokus izolimin e vatrave aktive, parandalimin e riaktivizimeve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ATSh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Dylber Shuli i mbylli sytë me një peng që e kishte shoqëruar për më shumë se një dekadë. 90-vjeçari nga Zagorçani i...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Fenomeni klimatik El Niño, që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë. Sipas...
    Të tjera
    Sport 23 Gusht 2026
    Georgina Rodriguez thuhet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në familjen e saj me Cristiano Ronaldon, duke adoptuar tre fëmijët më...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Një grua është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në oborrin e një shtëpie në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë,...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Analisti politik Arton Demhasaj ka deklaruar për “Front Online” se Lëvizja Vetëvendosje po synon qëllimisht ta çojë vendin në zgjedhje të reja,...
    Kronika 23 Gusht 2026
    Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë...
    Sport 23 Gusht 2026
    Çiklisti kosovar Albion Kastrati ka përmbyllur paraqitjen në disiplinën e kronometrit individual në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur mes 20...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Fenomeni klimatik El Niño, që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë. Sipas...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.