
Njohësi i çështjeve politike, Fitim Mulolli për “Front Online” ka vlerësuar se gjasat që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja janë shumë të mëdha, për shkak të mungesës së seancës konstituive të Kuvendit.
Mulolli ka thënë se LVV-ja e ka obligim kushtetues ta ftojë seancën por, partia po i shmanget përgjegjësisë.
“Gjasat janë shumë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje, sepse nuk kemi ende seancë konstituive, edhe pse LVV e ka obligim kushtetues ta ftojë e ta prezantojë kandidatin, por po ik nga përgjegjësia”, ka deklaruar Mulolli.
Mulolli ka përmendur edhe ofertën e LDK-së për Presidentin, duke thënë se pas kësaj nuk kishte arsye që seanca të mos thirrej.
“Kurti me opozitën po e bën një taktizim ku një ditë del me një deklaratë pozitive, tjetrën negative. Për opozitën nuk ka vullnet për krijimin e institucioneve. LDK e tha ofertën dhe nuk ka pasur asnjë arsye më të mos thirret seanca”, është shprehur Mulolli./
https://frontonline.net/analistet-paralajmerojne-kosova-po-afrohet-drejt-zgjedhjeve-te-reja/