×
  • Lajme
  • Lajme

    Fluks i madh i pushuesve nga Kosova drejt Shqipërisë në Morinë

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Fundi i gushtit ka sjellë një tjetër valë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë.
    Shumë pushues kanë zgjedhur të shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në pikën kufitare të Morinit.

    Fluksi i mjeteve vijon përgjatë Rrugës së Kombit, veçanërisht në aksin nga Morini deri te Pika e Pagesës, ku qarkullimi është më i dendur.

    Për përballimin e situatës, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve.

    Lëvizjet e shumta pritet të vijojnë gjatë orëve të ardhshme, teksa udhëtarë të shumtë nga Kosova po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për një fundjavë apo disa ditë pushime para përfundimit të sezonit veror./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Është arrestuar një 18-vjeçare në Mitrovicë, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 12-vjeçare. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Njohësi i çështjeve politike, Fitim Mulolli për “Front Online” ka vlerësuar se gjasat që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja janë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7 të tjera...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për datat 23 dhe 24 gusht. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...
    Sport 23 Gusht 2026
    Georgina Rodriguez thuhet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në familjen e saj me Cristiano Ronaldon, duke adoptuar tre fëmijët më...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Një grua është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në oborrin e një shtëpie në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë,...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Analisti politik Arton Demhasaj ka deklaruar për “Front Online” se Lëvizja Vetëvendosje po synon qëllimisht ta çojë vendin në zgjedhje të reja,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.