×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja e Prokurorisë për Izedin Bytyqin – Përfitime e shantazh ndaj zyrtareve për shlyrjen e borxheve të kompanive

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet se i ka kryer Izedin Bytyqi, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Në dosjen e prokurorit të shtetit për kërkesën e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij, të cilën e ka siguruar gazeta Paparaci, janë shpjeguar në detaje veprimet e kundërligjshme të Bytyqit, i cili është arrestuar të martën.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, si Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, ashtu që i pandehuri ka anashkaluar në tërësi raportin e grupit ministror, të cilin e ka formuar me vendimin 4203/2021, me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik, ambalazhuesve ndaj ARPL-së, sipas të cilit raport vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomik është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore, si dhe pa e verifikuar gjendjen faktike, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër dhe shkaktimit të dëmit buxhetit të Kosovës”, thuhet në këtë dosje.

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 07.09.2021 ka nxjerr Vendim Financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fluidi”, të cilit për periudhën kohore prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar vetëm shumën prej 13 mijë e 72.30 euro, ani pse ky operator ekonomik vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas grupit ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro, e po që se do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje, borxhi do të jetë shumë herë më i lartë.

    “Me datë 31.08.2021, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fruti”, të cilit për periudhën kohor prej vitit 2017 deri në muajin qershor 2021 i përcakton si detyrim financiar shumën prej 39,81 euro, ani pse ky operator ekonomik ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo për metër kub, pasi që kjo është në kundërshtim me udhëzimin administrativ”, thuhet në dosje.

    “Me datë 11.03.2022, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Frutex”, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021, i përcakton si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro”, thuhej më tej.

    I pandehuri Izedin Bytyqi në shkelje të detyrave zyrtare she si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme të disa operatorëve ekonomik, në muajin dhjetor të vitit 2023, i ka mundësuar që operatorit ekonomik “Frutti” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore dhe në kundërshtim me kriteret e caktuara në lejet paraprake, dhe këtë e ka arritur pasi që është ushtruar presion tek zyrtarët e MMPHI-së, Besarta Bajgora dhe Mevlane Kuka, të caktuara për të shqyrtuar kërkesat për vazhdimin e lejeve ujore, e të cilat janë kërcënuar nga Naser Hafizi se po që se nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna.

    “Në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të MMPHI-së, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që gjatë vitit 2022-2023 ua ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm prej 10 për qind të pagës bazë për punë të kryera brenda orarit të punës zytareve Besarta Bajgora dhe Mevlane Kuka, të cilat nën presionin e të pandehurit Naser Hafizi kanë përgatitur dosjet e operatorëve ekonomik dhe kanë hartuar vendimet e kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve dhe vazhdimin e lejeve ujore ani pse operatorët ekonomik nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara”, thuhej më tej.

    “Po ashtu duke tejkaluar kompetencat, i njëjti në muajin nëntor të vitit 2021, ka marrë vendim të kundërligjshëm, duke emëruar komisionin për zhvillimin e procedurës administrative për akte ujore me anëtarë jashtë njësisë përgjegjëse, respektivisht, ka anashkaluar zyrtaren përgjegjëse, Myvedete Muja si kompetente për vazhdimin e lejeve ujore, pasi që e njëjta ka kundërshtuar që të bëjë vazhdimin e lejeve ujore pa i plotësuar kriteret ligjore”, thuhej në dosje.

    Prokuroria thotë se duke qenë në pozicion të rëndësishëm në MMPHI, i pandehuri Izedin Bytyqi ka qenë i njoftuar nga dëshmitarja Makfirete Dibrani, e cila në cilësinë e zyrtare së ARPL-së, disa herë e ka informuar se këto vendime janë të kundërligjshme dhe se nuk kanë bazë ligjore, dhe se me këto veprime do të dëmtohet buxheti i shtetit.

    “I pandehuri Izedin Bytyqi përkundër kësaj, ka vazhduar me nënshkrimin e vendimeve/ njoftimeve si dhe Vendimeve Financiare, të cilat fillimisht i ka iniciuar dhe nënshkruar i pandehuri Naser Hafizi si zëvendësues udhëheqës i Autoritetit të ARPL-së. Lidhur me këtë, vlen të theksohet se dëshmitarja- zyrtarja Makfirete Dibrani, në cilësinë e udhëheqëses së DMRU-së, vazhdimisht e ka kundërshtuar nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe si pasoj e kësaj, të njëjtësi, i kanë iniciuar disa herë procedura disiplinore e po ashtu i kanë bërë vlerësim të dobët të performancës”, thuhej në dosje.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në media janë publikuar disa biseda ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje” dhe kryekriminelit Milan Radojiçiqit. Në bisedën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq. Ajo ka thënë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Lajme09 Tetor 2024
    Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka theksuar se situata e pagave në Viti është tejet problematike. Në një bisedë me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj justifikimit të Kryeministrit Albin Kurti për bisedat telefonike mes Mimoza Kusarit dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.