×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj: Nëse Hekuran Murati nuk i procedon pagat për mësimdhënësit e Vitisë do të ndërmarrim veprime sindikale

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka theksuar se situata e pagave në Viti është tejet problematike. Në një bisedë me kryetarin e sindikatës në Viti, ai u informua se paga ende nuk është ekzekutuar. Ai shprehu disa shpresa se po zhvillohen biseda mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore, por apeloi ministrin Murati që të përmbushë obligimet ndaj punonjësve të arsimit në Viti, duke theksuar se ata nuk kanë ndonjë faj për këtë situatë.

    ‘’ Situata e pagave në Viti është e keqe , në një bisedë me kryetarin e sindikatës në Viti ai më deklaroi se paga ende nuk ka, kishim pak shpresa se janë duke u zhvilluar sipas tij biseda mes institucioneve lokale dhe qendrore, por unë si kryetar i SBASHK-ut bëj apel ndaj ministrit Murati që të kryejë obligimin e tij ndaj punëtorëve të arsimit në Viti sepse ata nuk kanë ndonjë faj’’, tha Jasharaj për FrontOnline.

    Kryetari i SBASHK-ut theksoi se është e nevojshme që institucionet e komunës së Vitisë të ulen në bisedime me ministrin për të rregulluar çdo problem që ekziston mes tyre. Ai shprehu shqetësimin se me kalimin e ditëve të tetorit, kolegët e tij mbeten pa paga dhe një pjesë e tyre varen nga këto paga për të përballuar detyrimet, përfshirë kredinë bankare, që mund të sjellë rritje të kamatave.

    ‘’ Duhet të ulen e të bisedojnë niveli lokal pra institucionet e Komunës  së Vitisë me ministrin Murati dhe t’i rregullojnë cilado probleme qofshin mes tyre, por kjo situatë nuk është e mirë sepse ditët e tetorit po ecin kolegët tanë atje kanë mbetur pa paga dhe një pjesë e tyre varen vetëm nga këto paga, aq më keq shumë nga këta janë edhe në kredi me banka dhe pastaj bankat mund ti dëmtojnë me kamata shtesë’’, tha Jasharaj.

    Ai shprehu dëshirat për që pagat të ekzekutohen sa më shpejt, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon kështu, mund të merren masa sindikale.

    ‘’Uroj që pagat të ekzekutohen sa më shpejtë sot ose nesër sepse në të kundërtën mund të paralajmërohen veprime sindikale’’, përfundoi Jasharaj.

    Nëntë ditë pa paga/ A do t’i dalin sot ose nesër pagat mësimdhënësve të Vitisë?

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Dënimi me burgim të përjetshëm, Gani Kriezit që e vrau vëllain e ia dogji kufomën, i është ulur në 35 vjet. Kështu...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare,...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dha premtimin se si...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë  se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi, pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, thotë se...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë. Tutje, kjo ministri shton se për...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre....
    Sport03 Nëntor 2024
    Me fillim nga ora 13:00, Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje interesante. Prishtina do të pres Ferizajn në stadiumin “Fadil...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.