×
  • Lajme
  • Lajme

    Blaka: “Lufta hibride”, arsyetimi i pushtetit për miqësi me Serbinë

    FrontOnline
    09 Tetor 2024
    Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj justifikimit të Kryeministrit Albin Kurti për bisedat telefonike mes Mimoza Kusarit dhe Radoiçiqit, duke e cilësuar si një përpjekje për të mbuluar turpin e pushtetit.
    “A nuk është interesante se si fjalori politik ndryshon sipas nevojave të pushtetit? Dje, ‘lufta hibride’ ishte armë kundër UÇK-së, sot është justifikim për miqësi me Serbinë,” shkroi Blaka në Facebook. Ai shtoi se “Kryemashtruesi ynë i dashur, duket se ka harruar që nuk po i flet një klase fillore, por një populli të pjekur që ka parë shumë e di të dallojë dredhinë.”
    Zyrtari i AAK-së vuri në dukje se telefonatat me pjesëtarët e Listës së Zezë të SHBA-ve nuk janë thjeshtë “biseda mes partnerësh”, por shkelje e interesave kombëtare.
    Blaka kritikoi gjithashtu qëndrimin e Kurtit ndaj popullit, duke iu referuar deklaratës së mëparshme të kryeministrit se 45% e popullsisë janë “analfabetë”. Ai përfundoi duke thënë se “e vetmja gjë hibride këtu është sinqeriteti i atyre që na qeverisin” dhe paralajmëroi se kjo situatë nuk do të vazhdojë edhe shumë gjatë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania e afërt me dostat e zv.ministrit Hysen Durmishi është një hap larg marrjes së tenderit për punimet në një segment rrugor...
    Lajme17 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për vizitën e këtij të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma...
    Të tjera
    Sport17 Korrik 2025
    Trajneri i ri i Polonisë, Jan Urban, ka deklaruar se prioriteti i tij i menjëhershëm është bindja e sulmuesit Robert Lewandowski për...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe niherë për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo në një konferencë për media...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione “specifike” nga strukturat e sigurisë të Kosovës lidhur...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për vizitën që e pati në ShBA. Ajo ka thënë se Kosova mori mbështetje nga ShBA-ja. “Njëra...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se i siguron qytetarët e Kosovës se s’ka arsye për shqetësim dhe panik. “I sigurojë...
    Sport17 Korrik 2025
    Prej 20 deri më 26 korrik, sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë vendin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që këtë vit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.