×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri për mosekzekutimin e pagave në Viti: Qeveria “Kurti” me standarde të dyfishta për Anamoravën

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje e papranueshme nga pushteti lokal. Ai ka shprehur shqetësimin se ky veprim cenon të drejtat e shërbyesve civilë dhe publikë, të cilët, sipas garancive të qeverisë, duhet të marrin pagat në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    ‘’ Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin lokal  edhe aq më keq është tendencë për ta stërkequr deri në pafundësi të drejtën e shërbyesit civil dhe  publik  sepse ka të bëjë me grantet e qeverisës, i cili garanton se punonjësit civilë dhe shëndetësorë qofshin ata në komunë në arsim apo institucione tjera lokalë që të ardhurat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në të  njëjtën kohë duhet të paguhen’’, tha Haziri.

    Haziri theksoi se situata tregon standarde të dyfishta dhe nënvizon se agjenda politike për zgjedhjet e 9 shkurtit po ushtrohet mbi punonjësit. Ai kërkoi që pagat e mësimdhënësve të ekzekutohen njësoj si për çdo grup tjetër, duke iu referuar ligjit të punës dhe kushtetutës së Kosovës

    ‘’ Kjo tregon qartë se  ka standarde të dyfishta ka agjendë politike që Vitinë ,Anamoravën me e ngulfat me e bashkëngjit dhe ta bashkëngjisë agjendën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe natyrisht presion i pa drejtë politik ndaj punonjësve që u garanton Kushtetuta edhe Ligji i Punës edhe Ligji i Shërbyesve civilë dhe çdo ligj në Kosovë që kur të tjerëve tu ekzekutohen pagat të ekzekutohen edhe për ata’’, përfundoi Haziri.

    Nëntë ditë pa paga/ A do t’i dalin sot ose nesër pagat mësimdhënësve të Vitisë?

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Dënimi me burgim të përjetshëm, Gani Kriezit që e vrau vëllain e ia dogji kufomën, i është ulur në 35 vjet. Kështu...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare,...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dha premtimin se si...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë  se në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, në vend...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi, pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, thotë se...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë. Tutje, kjo ministri shton se për...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre....
    Sport03 Nëntor 2024
    Me fillim nga ora 13:00, Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje interesante. Prishtina do të pres Ferizajn në stadiumin “Fadil...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.