×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Suksesi i Kosovës s’i konvenon Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

    FrontOnline
    25 Qershor 2024

    Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve politike në Ballkanit Perëndimor, ka thënë se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk i konvenon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese, posaçërisht në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

    Duke folur rreth temës “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës” në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë Veriut, ai ka shtuar se Vuçiçi ka arritur që “pa gjuajtur asnjë plumb” të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë, duke realizuar kështu de facto fazën e parë të projektit të ashtuquajtur “botë serbe”.

    “Ai nuk do të mund ta bëjë këtë në Kosovë, por është përpjekur nëpërmjet dhunës: kidnapimi i tre policëve të Kosovës, sulmi kundër paqeruajtësve të NATO-s dhe aksioni terrorist i 24 shtatorit. Të gjitha këto përpjekje dështuan, por ai do të vazhdojë të përpiqet”, ka kujtuar mes tjeresh Serweri.

    Ai ka theksuar tutje se Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) akoma kërkojnë të qetësojnë Serbinë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndëshkuar dhunën e nxitur në Kosovë, posaçërisht në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i organizuar terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

    “Një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është e dëshirueshme për Vuçiçin. Ai ka të ngjarë të jetë aktiv edhe në Maqedoni të Veriut. Rritja e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve do të jetë një mënyrë e funksionimit”, ka paralajmëruar Serweri.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa probleme sa i përket...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet që sot ta publikojë analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Ngjarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Moti sot do të jetë kryesisht me shi dhe i vranët. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen të përfshijnë të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Sport09 Shtator 2024
    Kapiteni i kombëtares së Qipros, Kostakis Artymatas, ka folur pas humbjes 4-0 nga Kosova. Ai tregoi për vështirësitë që po hasin si...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.