Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme. Lokalisht pritet të ketë përmbytje.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. /MeteoKosova/