Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën.
Ai ka thënë se Albin Kurti është në panik për vota para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Abazi ka komentuar ngritjen e shtatores në Podujevë së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku në ceremoni mori pjesë edhe Kurti.
“Nuk mundet me përdor Rugovën, e përdor Bulliqin. Ju e shihni nuk e lejon me rreh durartrokitje, as me qenë pjesë e zbritjes së mbulesës, e as fjalimit aty. Më gjatë Kurti flet për Oliver Ivanoviqin në video-incizim, edhe me shkrim duke e glorifiku rolin e tij, sesa për presidentin e parë të Kosovës”.