×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Po punojmë ngushtë me ndërkombëtarët që të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo provokimi nga Serbia

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Stërvitja e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, po shihet me shqetësim të madh nga mazhoranca e partitë opozitare.

    Nga mazhoranca thonë se edhe shtimi i trupave të KFOR-it ndërlidhet me këto stërvitje, ndërsa nga LDK konsiderojnë se stërvitje të tilla janë si synim për të shpërfaqur “brengën” që ka Serbia për komunitetin serb në Kosovë.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, thotë për EO se edhe bashkësia ndërkombëtare e sheh Serbinë si faktor destabiluzues në Ballkan.

    Ai thotë se edhe shtimi i forcave të KFOR-it ndërlidhet me stërvitjet e Serbisë dhe po i marrin seriozisht këto “lëvizje provokuese të Serbisë”.

    “Është e vërtetë që Serbia ka zhvilluar një manovër, stërvitje të madhe edhe ka demonstruar forcë, ka demonstruar një lloj superioriteti që pretendon ta ketë në Ballkan. Ka testuar disa lloj armatimesh, disa lloj dronësh të cilët janë të destinuar kryesisht për sulm edhe kjo është një lëvizje e radhës pra e Serbisë e cila tani po konsiderohet edhe nga shtetet e NATO-së si faktor me potencial për të shkaktuar destabilitet. Pra vetë rritja e prezencës së NATO-së në Ballkan pra në Kosovë përreth tregon se ata po i marrin seriozisht këto lëvizje provokuese të Serbisë të cilat kryesisht janë të drejtuar drejtë demonstrimit të atyre potencialeve sulmuese të ushtrisë serbe”, thotë Dugolli.

    Në mënyrë që të mos përsëritet sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Dugolli thekson se institucionet kosovare janë duke punuar ngushtë me ndërkombëtarët, duke shkëmbyer edhe informata.

    Thotë se janë të gatshëm të përballen me çfarëdo provokimi nga Serbia.

    “Ne si institucione vendore pra Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia e Inteligjencës, e kështu më radhë po bashkëpunojnë ngushtë edhe me prezencën e NATO-së këtu në Kosovë, KFOR-in EULEX-in e kështu më radhë po bashkëpunojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtar me miqtë tanë të cilët janë këtu dhe po shkëmbejmë informacione në mënyrë që të mos jemi të befasuar siç ndodhi pra në vitin e kaluar që e kishim një sulm me 24 shtator direkt të ardhur nga Serbia. Po punojmë në atë drejtim që të jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo provokimesh të llojit të tillë”, thotë Dugolli.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura dhe atyre qeveritare, por ende nuk se sa prej 80 agjencive aktuale...
    Lajme19 Maj 2024
    Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë të pavërteta kur deklaron se...
    Lajme19 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është djegur një kontejner i mbeturinave. Në njoftim thuhet se falë reagimit të qytetarëve është...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Bylykbashi. Më parë, i ndjeri kishte kërkuar ndihmë edhe për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson se projekti i tyre për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.