×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Legjislacion miratoi tri projektligje për t’u proceduar në Kuvend

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta për kundërvajtje si dhe Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave.

    Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, tha se në mungesë të bazës ligjore është paraqitur nevoja për krijimin e ligjeve të veçanta.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Komisionit, Driton Selmanaj tha se këtë ligj nuk është duke e kuptuar as nga emri dhe as nga përmbajtja.

    “S’po e kuptoj këtë ligj as nga emri po edhe përmbajtja. Kam pas interes të dëgjojë dikë nga qeveria se cili është rëndësia e këtij ligjii”, tha ai.

    Selmanaj tha se kjo është metodë e mbrapsht dhe sipas tij që nga viti 2008 ekzistojnë tri udhëzime.

    “Është metodë e mbrapsht nuk duhet të jetë kështu. Tri udhëzime ekzistojnë që nga viti 2008 po doni me arsyetu në njëfarë forme udhëzime administrative”, shtoi Selmanaj.

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se këto ligje prekin sektorë dhe kjo qasje është e gabueshme.

    “Problemi është me e mbajt me një ligj të vetëm po ju japim mundësi që me akte nënligjore me e prekë bazën nënligjore të një ministrie. Të gjitha këto ligje prekin në sektor i japin të drejtën ministrit për një rregullore të brendshme që është ndesh me ligjin por që akomodohen përmes aktit nënligjor. Kjo qasje është e gabueshme e dëmshme jemi duke leju praktika të gabueshme, është dobësim devalvim i administratës dhe jam kundër”, tha Tahiri.

    Ndërsa deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa tha se do kenë probleme në implementim e këtij ligji, dhe si parti nuk e përkrahin këtë ligj. Beqa shtoi se ky ligj duhet me u kthy prapa.

    “Nuk ka të bëjë vetëm me metodologjinë por edhe me përmbajtjen, kemi me pas problem në implementim të kësaj situatë, nuk krahasohet ky ligj me kundërvajtje kemi bë me kundërvajtje dhjetëra ligje vitin e kaluar, është jo serioze të diskutojmë për një materie që as ne nuk kemi informacion. Si PDK nuk e përkrahim duhet me u kthy ligji prapa ose qeveria me tregu se çka ka dasht me thënë”, tha Beqa. /EO

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë një njoftim zyrtar për megaoperacionin që goditi grupet kriminale në disa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.