×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore. Madje, ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete.

    Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një takimi me Delegatin Apostolik të Vatikanit, Imzot Jean Marie Speich.

    Në takim kryetari Konjufca shprehu vlerësimin e tij për avancimin e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Kosovës, tashmë edhe me themelimin zyrtar të Misionit të Veçantë të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

    “Raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore dhe ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete”, citohet të ketë thënë Konjufca në këtë takim.

    Po ashtu, kryekuvendari shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për Papa Françeskun II për “mbështetjen e tij ndaj komunitetit katolik në veçanti, por edhe mbarë popullit të Kosovës në përgjithësi”.

    Të dyja palët shprehën konsideratën mbi kulturën e veçantë të tolerancës dhe vëllazërisë që ekziston tek shqiptarët e të gjitha besimeve fetare.

    “Kryetari Konjufca theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të miratuar plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare, të cilat tashmë janë përgatitur, por votimi i tyre është bllokuar nga bojkoti i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

     

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për...
    Lajme10 Maj 2024
    Përveç shteteve të QUINT-it, Kosovës po i kërkohet edhe nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian që të marrë hapa vendimtarë për...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila vlerësohet si një...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e...
    Lajme10 Maj 2024
    Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit kanë kryer vjedhje në një shtëpi atje. Policia njofton se të dyshuarit...
    Lajme10 Maj 2024
    25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të policisë, plani operativ “Motoçiklistër kundërvajtës” u realizua më 8 maj. “Nё...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.