×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat veriore.

    Periudha e regjistrimit përfshin datat prej 29 mars deri më tre prill.

    Kërkesa e tyre mund të dërgohet online përmes ueb faqes së KQZ-së ose përmes postës.

    Njoftimi i plotë:

    Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 mars – 3 prill 2024) për votimin e 21 prillit në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

    Prishtinë, 29 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

    Gjatë kësaj periudhe, e cila do të pëfundojë më 3 prill 2024, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës duke dërguar kërkesën e tyre përmes:

    Platformës elektronike e cila është e vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org: Regjistrohu për votim jashtë Kosovës për procesin e votimit më 21 prill 2024 (https://eomp.kqz-ks.org/sq/abroadvoter), duke ndjekur të gjithë hapat njëri pas tjetrit, ose Postës.

    Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

    Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, KQZ ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së. Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Të tjera
    Sport08 Maj 2024
    Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Borussia Dortmundin në Wembley të Londrës....
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Vip08 Maj 2024
    Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në “Instagram”, ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim ka një...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Deri më tash janë numëruar më shumë se 70 për qind e votave në zgjedhjet parlamentare. Është duke prirë VMRO me 272.745...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.