×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë.

    Siç thuhet në njoftim, fuqizimi i bashkëpunimit në nivel lokal mes 150 komunave që përfshinë Provinca e Kozencës, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe dhe komunave të Republikës së Kosovës në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore ishin temat kryesore të takimit që Gërvalla së bashkë Zëvëndësministren Liza Gashi dhe ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim pati me Presidenten e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro dhe kryetarët e rreth 20 komunave të kësaj province si dhe përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile.

    Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje për miqësinë e fortë, kulturën dhe të kaluarën e përbashkët, duke shtuar se pas zyrtarizimit të protokollit të bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës do të ketë edhe më shumë hapësirë për angazhim më të madh në zgjerimin e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera të Kosovës dhe Kalabrisë.

    “Ky vend është pikërisht ai që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes Italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Këtu mund të shohësh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”, tha Ministrja Gërvalla.

    Ministrja Gërvalla shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të shfrytëzuar të gjitha resurset dhe potencialet për ta forcuar këtë bashkëpunim dhe për të forcuar edhe më tej urat e bashkëpunimit.

    Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me Provincën e Kozencës e cila përfshinë 150 komuna, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë duke shërbyer si një urë ideale që do mund të ndihmojë edhe në lidhjen e komunave të rajonit të Kalabrisë dhe komunave të Republikës së Kosovës.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë Veriore, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...
    Lajme09 Maj 2024
    Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka...
    Lajme09 Maj 2024
    Teksa ka hedhur kritika mbi qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se qasja e...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    “Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave...
    Lajme09 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi rreth përfundimit të mandatit të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të ketë...
    Lajme09 Maj 2024
    Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket festimit të Ditës së Evropës. Disa thonë se duhet festuar e disa janë kundër...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me rastin e 9...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëvendësoi komandantin e forcave të tij speciale të enjten, herën e dytë në gjysmë viti që ai ndryshon...
    Vip09 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha është mjaftë aktiv në rrjetet sociale. Ai pak orë me parë ka ndarë një foto me djalin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.