×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq.

    Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht.

    Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

    “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.

    Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Front Online/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta...
    Lajme09 Maj 2024
    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar edhe mandatet që pritet t’i kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e ardhshme parlamentare. Në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut. “Jemi forca e dytë...
    Sport08 Maj 2024
    Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Borussia Dortmundin në Wembley të Londrës....
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Vip08 Maj 2024
    Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në “Instagram”, ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim ka një...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Deri më tash janë numëruar më shumë se 70 për qind e votave në zgjedhjet parlamentare. Është duke prirë VMRO me 272.745...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.