×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Mandle e quan pjekuri vendimin e Kurtit për t’ia dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai në një intervistë dhënë në Info Plus në RTK, tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.

    Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.

    Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.

    Në këtë intervistë Mendli ka folur dhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.

    Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.

    Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.

    “Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi e dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar për...
    Lajme09 Maj 2024
    Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi e dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar për...
    Lajme09 Maj 2024
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkluftëtar i heroit Ilir Konushevcit, Avni Ajeti, në 25 vjetorin e rënies së Konushevcit,...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Baballoq të Deçanit. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Rasti u konfirmua...
    Lajme09 Maj 2024
    Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline thotë se qeveria e re do të formohet mes koalicionit VMRO-DPMNE...
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Ditën e Evropës për kosovarët. Në platformën X, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian...
    Lajme09 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i partisë AlternAtivA - pjesë e koalicionit VLEN, Zeqrija Ibrahimi për FrontOnline konsideron se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë...
    Sport09 Maj 2024
    Pau Cubarsi e ka rinovuar kontratën me Barcelonën, ka njoftuar klubi katalonas. FC Barcelona dhe Pau Cubarsí kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme09 Maj 2024
    Gerald Knaus nga “ESI” i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit në një postim në “X”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.