×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i UÇK-së: Pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e Konushevcit

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkluftëtar i heroit Ilir Konushevcit, Avni Ajeti, në 25 vjetorin e rënies së Konushevcit, ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e tij.

    Duke folur për Zahir Pajazitin, Ajeti është shprehur se rënia e tij ishte humbje për të gjithë UÇK-në, derisa morali i gjithë bashkëluftëtarëve atëherë kishte rënë shumë.

    “Këtu është roli i Ilir Konushevcit ku e mori gjithë përgjegjësinë dhe tha se ne nuk mund të kryejmë amanetin e djemëve që ranë, por ne jemi ata që duhet ta vazhdojmë luftën me të gjitha pasojat që do të bien mbi ne. Ishte një lloj morali i tyre që na ngjalli për së dyti dhe nuk na la që të na bjerë morali…Ilir Konushevci mori përsipër barrën më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi ne u dekonspiruam, realisht unë, Ilir Koonushevci, Shaip Haziri u deshë të kalojmë në Shqipëri dhe nga atje të zhvillojmë veprimtarinë tonë në kuadër të UÇK-së”, ka thënë Ajeti në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

    Ajeti ka thënë se organzimi i luftës së UÇK-së nuk ishte i forcuar aq sa në vijat e frontit dhe se sipas tij, në zonën e Llapit ishte shumë i vështirë depertimi i armatimit. “Përgjegjësia e djemëve që vepronin nga Shqipëria për në Llap ishte më e madhja dhe më e vështira”, është shprehur ai.

    Veterani i UÇK-së ka treguar se lidhjet e Ilir Konushevcit ishin të ndërtuara fatmirësisht edhe nga Zahir Pajaziti.

    “Personallisht, Ilir Konushevcin e kam njohur në mes të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, pra kur ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Shaip Haziri ka qenë me Zahir Pajazitin në stërvitjet e viteve të 90-ta. Njohja e tyre me Ilir Konushevcin nuk kishte ndonjë diskutim, ishin djemtë më të mire që mund t’i kishte UÇK-ja”, ka theksuar ai.

    Më tej, Ajeti ka potencuar se kur përvjetoret e tyre vijnë ndjehet nostalgjik për ta sepse ishin të nderuar nga ana e tyre.

    “Karakteri i Zahirit ka qenë pak më i ashpër, ndërsa Hakifi dhe Iliri aq njerëz të butë dhe të mirë me neve, sa që nuk kanë ditur të të drejtohen me fjalë të rënda asnjëherë. Këta njerëz ishin ata që dëshironim të gjithë t’i kemi miq dhe të punojmë me ta”, ka deklaruar mes të tjerash veterani i UÇK-së, Avni Ajeti.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Komisioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në pajtim me Nenin 21 të Rregullores Nr.02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin Prokurorëve të...
    Lajme20 Maj 2024
    Ndonëse Gjykata e Apelit më 17.05.2024 ka marrë vendim për ta kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën, ai deri në këto momente nuk...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, i cili shërben si Port Ajror...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku...
    Vip20 Maj 2024
    Meriton Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-banores së BBVA-së Rike Roçit për debatin e ashpër që bëri bujë. Ca muaj më...
    Lajme20 Maj 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.