×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Shpallet tenderi 22 milionësh për përfundimin e punimeve në objektin e ri të Emergjencës

    FrontOnline
    10 Janar 2024

    Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur tenderin prej më shumë se 22 milionë euro për përfundimin e punimeve në ndërtimin e objektit të ri të Emergjencës brenda hapësirës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) , raporton Front Online.

    Në dosjen e këtij tenderi thuhet se Operatoret Ekonomik (OE) që dëshirojnë të marrin pjesë ne ketë proces të Prokurimit duhet te ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor i OE, gjatë 3 viteve të fundit, pra 2021, 2022 dhe 2023 ka qenë në vlerë, se bashku ne te tri vitet, prej jo më pak se 30 milionë euro, raporton Front Online.

    Po ashtu, më tutje në dosje të tenderit thuhet se Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se ka kapital financiar për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në bankë ose mbështetje financiare nga banka, qasje të pakushtëzuar në kredi për realizimin e kontratës në vlerë prej së paku 4 milionë euro, ku 60 % e këtyre mjeteve duhet të plotësohen nga lideri grupit, nëse në garë hyjnë konsorcium dy e më shumë kompani, raporton Front Online.

    Përveç qarkullimit financiar dhe parave të gatshme në bankë Operatori Ekonomik që synon të marrë pjesë në ketë proces Prokurimi duhet të dëshmoj se është i certifikuar me këto standarde profesionale: ISO 9001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të cilësisë, ISO 14001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të mjedisit,  ISO 45001 – certifikatë për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, ISO 3834-2 – certifikatë e cilësisë për saldimin e materialeve metalike, Ne rast të konsorciumit, kërkohet për të gjithë anëtaret e grupit.

    Më tutje në dosjen e tenderit të siguruar nga Front Online thuhet se Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se ka realizuar me sukses projekte te ngjashme ndërtim ose renovim i objekteve te larta, në vlerë të përgjithshme jo me pak se 25 Milion Euro, gjatë periudhës se shkuar tre vjeçare deri në njoftimin për Kontratë.

    “Ne rast te konsorciumit, së paku 60% e punëve te përfunduara kërkohet për liderin e grupit. Së paku njëri projekt te jetë spitalor me vlerë të madhe (kërkohet për liderin ne rast te grupit), ku të jenë kryer punime lidhur me X-ray, Gaz medicional, ventilim, klimatizim, dyer X-ray Automatike, etj. Nuk pranohen objektet individuale, ambulanta, projekte rrugore, ura, ujësjellës, kanalizime, e te ngjashme” thuhet më tutje në dosje të tenderit, raporton Front Online.

    Gjithashtu, sipas dosjes se tenderit Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se posedon me Staf Teknik minimum 50 punëtor, prej tyre se paku 20 punëtor të certifikuar për ushtrimin e punëve profesionale në siguri dhe shëndet në punë. Në kuadër të stafit teknik, duhet të jetë se paku nga një udhëheqës për pozicionet kryesore të punimeve, të cilët duhen të jenë teknik të diplomuar në shkolla të mesme dhe me përvojë së paku dy vite pas diplomimit, 1 Ndërtimtar,1 Elektricist,1 Hidroteknik,1 Suvatues-Fasader, 1 Murator, Hidroizolues, 1 Instalues i ngrohjes qëndrore, 1 Instalues gazi, 1 Saldues i metalit, 1 Bojagji-Moler, 1 Montator i dyerve dhe dritareve, 1 IT (teknologji informacioni), raporton Front Online.

    Gjithnjë sipas dosjes së tenderit Operatori Ekonomik duhet të dëshmoj se posedon me staf profesional te nevojshëm, minimum 10 inxhinierë për realizimin e projektit.

    Hapja e tenderit për ketë proces Prokurimi do të behët më 20 shkurt të këtij viti në objektet e Ministrisë së Shëndetësisë / Front Online /

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Hulumtime08 Prill 2024
    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit,...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 95 % të votave, sipas të cilave partia fituese VMRO-DPMNE ka marrë 43.14 % ose 414...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski e pranoi humbjen dhe i përgëzoi fituesit. Ai përmendi gjithashtu se ndërgjegjja e atyre që nuk...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini ka thënë se spitalet e mbetura funksionale dhe pompat e ujit nuk do të mund të funksionojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.