×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

    FrontOnline
    04 Qershor 2023

    Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.

    Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.

    Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës, ndërkohë që specifikat e fenomenit (fotodermatoza) do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull.

    Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe.

    Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga reagimet e kësaj alergjie.

    Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.

    Njollat zakonisht shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.

    Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.

    Njollat shfaqen zakonisht në pranverë ose në fillim të verës dhe shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij (dimër).

    Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruarjet ose ndjesinë e djegies.

    Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh.

    Kjo do të thotë se ju jeni prekur nga urtikaria diellore që mund të prekë çdo zonë të lëkurës së ekspozuar.

    Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë.

    Ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura dhe mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell.

    Nëse jeni në dijeni mbi llojin e medikamenteve që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dielli, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin në diell dhe të mbroheni prej tij.

    Kremërat mbrojtës mund t’ju vijnë në ndihmë, por përdorimi i përhershëm i tyre kërkohet rrallë.

    Ndonjëherë dielli mund të përkeqësojë edhe çrregullime si lupusi ose rosacaea (skuqjet e lëkurës).

    Nëse vini re që lëkura juaj përkeqësohet, atëherë kufizoni daljet në natyrë dhe kujdesuni të lyheni me krem mbrojtës me faktor të lartë.

    Fotodermatoza mund të jetë edhe një problem gjenetik, por kjo ndodh rrallë.

    Njerëzit që vuajnë nga ky problem janë tepër të ndjeshëm nga dielli, digjen shpejt dhe shpesh përballen me shpërthime njollash të forta.

    Fotodermatoza metabolike mund të shkaktohet edhe nga difektet në enzimat e nevojshme për reagimet kimike në organizëm.

    Lloji më i përhapur i saj është porfiria (sëmundja e ndjeshmërisë së lartë nga dielli).

    Intensiteti i kësaj sëmundje është i ndryshëm dhe mund të prekë sistemin nervor, lëkurën dhe organe të tjerë.

    Nëse kjo sëmundje prek vetëm lëkurën, njollat, flluskat dhe skuqjet janë të pritshme.

    Kjo sëmundje nuk kurohet, por ndryshimet në stilin e jetesës – mbrojtja nga dielli, shmangia e tij dhe alkolit- vijnë në ndihmë.

    Nëse ndjeshmëria ndaj diellit është e vazhdueshme, u sugjerojmë të takoheni me një dermatolog që të diskutoni për kurën e mundshme.

    Njerëzit preken edhe nga sëmundje të rralla që janë sfiduese, por mbrojtja e vazhdueshme nga dielli dhe trajtimet mjekësore, i bëjnë këto sëmundje më të përballueshme.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.