×
  • Auto
  • Auto

    Porsche ka prezantuar logon e saj të re, para prezantimit të veturës së saj sportive të së ardhmes

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Prodhuesi gjerman i veturave sportive ka zbuluar “renovimin” më të fundit të logos së saj ikonë, vetëm më pak se një javë përpara prezantimit të “veturës së saj sportive të së ardhmes”.

    Logoja “e re” ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të veturës së parë sportive të Porsche, veturë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Porsche me logon e re ka zgjedhur evolucionin përpara revolucionit, dhe prodhuesi i veturave pretendon se dizajnimi i asaj logoje u mori 3 vite kohë, raporton Drive, transmeton FrontOnline.

    Elementet ngjyrë bronzi në logon e re janë të buta – në vend të teksturës me pika në dizajnin aktual – duke lejuar që brirët brenda logos të dallohen nga sfondi.

    Përderisa shiritat e zinj kanë mbetur të pandryshuar, shiritat me ngjyrë të kuqe duket se kanë inkorporuar një model që i përngjan një hualli të mjaltës – e njëjtë me materialet nga fibrat e karbonit të cilat përdoren në shumë vetura sportive të Porsche.

    Ndryshime të vogla shtesë përfshijnë tekstin e zi “Stuttgart” dhe vija më të përcaktuara në “kalin në ngritje”, megjithatë dizajni i përgjithshëm i logos është kryesisht i pandryshuar nga logoja origjinale e cila debutoi në 1952.

    Sipas Porsche, logoja e re do të përdoret në modelet e saj të prodhimit nga fundi i vitit 2023, megjithëse mund të shihet në një koncept veturë që në fillim të javës së ardhshme./FrontOnline/

     

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Auto02 Maj 2024
    Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret. Kondicionerët në...
    Auto02 Maj 2024
    Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe...
    Auto01 Maj 2024
    Legjenda e garave të Rebord, TWR ka zbuluar sot veturën e saj të shekullit të 21-të, dhe me siguri do të tërheqë...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.