×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti “Musine Kokalari”: Qytetarët e përkatësive të ndryshme kanë më shumë gatishmëri të punojnë bashkë se të jetojnë pranë njëri-tjetrit

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Instituti “Musine Kokolari” ka realizuar një anketë së fundi, ku sipas rezultateve që kanë marrë konstatojnë se shqiptarët, serbët, romët, goranët, ashkalinjtë, turqit, boshnjakët dhe egjiptianët e Kosovës kanë më shumë gatishmëri për të punuar bashkë sesa të jetojnë pranë njëri-tjetrit.

    Kjo tregohet në raportin e tyre “Qëndrimet e komuniteteve në Kosovë rreth jetës dhe punës pranë njëri- tjetrit”, të realizuar së fundi nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.

    Në këtë anketë me qëllim të hulumtimit të qëndrimeve ndëretnike në Kosovë, studimi i përbërë prej në grupi mostër nga 1065 respondentë, prej të cilëve 815 shqiptarë, 150 serbë, 3 boshnjakë, 14 goranë, 26 turq, 35 ashkalinjë dhe 7 egjiptianë, janë nxjerrur njohuri rreth situatës së tashme të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe identifikuar fushat ku mund të ketë nevojë për më shumë angazhim për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

    Instituti nënvijezon që hulumtime të tjera me mostër representative të komuniteteve duhet bërë për ta marrë një pasqyrë më të plotë.

    Raporti tregon po ashtu se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk do të dëshironin të punonin dhe jetonin me njëri-tjetrin. Tabelat tregojnë se te shqiptarët veçanërisht, por edhe te serbët deri diku, ka një gatitshmëri shumë më të madhe të pjesëtarëve të komuniteteve tjera, si për bashkëpunim po ashtu edhe për bashkëjetesë. Komuniteti rom gjithashtu ka shprehur rezerva ndaj komuniteteve tjera, për shkak të diskriminimit dhe keqtrajtimit me të cilat ballafaqohet.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ai tha se anëtarësimi...
    Lajme04 Maj 2024
    Dy persona, ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës, kanë tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari”. Në reagimin e Komunës së...
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.