×
  • Auto
  • Auto

    Volkswagen do të prezantojë shumë shpejt modelin e ri të elektrizuar të Touareg

    FrontOnline
    24 Maj 2023

    Gjiganti gjerman i veturave do të prezantojë të mërkurën një version të ristrukturuar të SUV-it të tij më të madh në Evropë.

    Natyrisht, bëhet fjalë për modelin Touareg, i cili prej disa kohësh nuk është në fokusin e kompanisë, por ka ende një klientelë besnike.

    Është modeli që deri vonë ishte i fundit nga Volkswagen me një motor nafte V8, dhe tani edhe ai është zëvendësuar nga elektrifikimi.

    Sipas informacioneve të disponueshme, Touareg i rinovuar do të njihet nga fenerët e rinj IQ.LIGHT HD matrix.

    E reja është se te ky model lidhja e dritës do të ketë si pikënisje skajet e poshtme të dritav,e dhe jo p.sh. si te Golf, ku lidhen skajet e brendshme.

    Historia për dritat, të paktën ato të përparme, përfundon me informacione të njohura më parë, përkatësisht se çdo dritë përbëhet nga 19.200 LED.

    Me dritat e reja vijnë parakolpët e rinj dhe ndoshta do të jemi dëshmitarë të një grili të ridizajnuar të ftohësit.

    Sistemi multimedial në edicionin e ri sjell komanda të përmirësuara zanore dhe Android Auto dhe Apple CarPlay.

    Për sa i përket sigurisë, VW ka zbuluar se Touareg ka një sensor në çati që më pas rregullon sistemin ESC në përputhje me rrethanat.

    Sa i përket motorit, duhet thënë se Touareg R eHybrid mbetet në ofertë. Aktualisht, në kombinim me motorin 3.0 V6 me benzinë, ai prodhon 462 kuaj-fuqi, dhe bateria 17.9 kWh siguron një rreze veprimi prej 47 km./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Auto02 Maj 2024
    Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret. Kondicionerët në...
    Auto02 Maj 2024
    Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe...
    Auto01 Maj 2024
    Legjenda e garave të Rebord, TWR ka zbuluar sot veturën e saj të shekullit të 21-të, dhe me siguri do të tërheqë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.