×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit: Qytetarët të pakënaqur me organet e drejtësisë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Avokati i Popullit ditën e sotme ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raportin për vitin 2022, në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

    Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2022, numri më i madh i ankesave të qytetarëve kanë pasur të bëjnë me organet e drejtësisë, për shkeljen e së drejtës për kujdes shëndetësor, për të drejtat e punës, për mbrojtje sociale, për të drejtën e pronës, dyshimet se janë të diskriminuar, etj.

    “Gjatë këtij viti raportues, IAP ka pranuar gjithsej 1,602 ankesa, prej të cilave 910 janë cilësuar si të papranueshme, ndërsa 676 ankesa janë vendosur si të pranueshme për hetim, dhe 16 raste tjera janë në shqyrtim”, thuhet në njoftimin e IAP.

    Sipas raportit, ankesat më të shpeshta janë për shkelje të të drejtës për të pasur një gjykim të drejtë e të paanshëm.

    “Prej ankesave të pranueshme për hetim, 23 për qind prej tyre janë ankuar për
    shkelje të të drejtës për të pasur një gjykim të drejtë e të paanshëm, 21 për qind kanë të bëjnë me të drejtën për mjete juridike, ndërsa 12 për qind e ankesave kishin të bënin me të drejtën e punës, e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.

    Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka nisur 42 raste sipas detyrës zyrtare, e nga ky numër 16 janë nga raportimet në media./Front Online

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme02 Maj 2024
    Agon Batusha, anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se Asociacioni nuk ka qenë parakusht për...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve. Për një vit të tërë, skuadrat...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se opozita e vendit po mundohet që Qeverinë Kurti ta paraqesë si ekzekutiv i...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për juristët e rijnë lidhur me mbarëvajtjen e provimit të jurisprudencës. MD-ja ka...
    Lajme02 Maj 2024
    Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme amerikane, ka folur për anëtarësim...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë fjalim në protestat pro-palestineze që po ndodhin në mbarë vendin në kolegje dhe universitete. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.