×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me krejt klubet që e bënë historinë në Ligën e Kampionëve

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Liga e Kampionëve është pa dyshim gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel të klubeve.

    Për një vit të tërë, skuadrat evropiane e bëjnë të pamundurën në ligat përkatëse nacionale për ta siguruar një biletë që çon në Champions.

    Për çdo futbollist është ëndërr të luajë në këtë kompeticion gjigant.

    Disa mjaftohen vetëm duke e shijuar himnin e Championsit, por të tjerë kërkojnë diçka më shumë.

    Vetëm një përqindje e vogël e futbollistëve e shijojnë aromën e trofeut të çmueshëm, të cilin e ngrisin lart me duart e tyre dhe e përqafojnë dhe e dashurojnë derisa e fitojnë atë, një apo më shumë herë.

    Por, cilat janë klubet më të suksesshme në Evropë!?

    Cilat klube e kanë fituar më së shumti këtë trofe dhe cilat e kanë shijuar së paku një herë atë?

    Ne do t’ua zbulojmë një nga një klubet që e kanë shkruar historinë duke e fituar atë që për shumë klube mbetet ende veç një ëndërr…

    Real Madridi është zgjedhur edhe zyrtarisht si klubi më i mirë i Shekullit XX.

    Por, “Los Blancos” e kanë nisur në mënyrë sensacionale edhe Shekullin XXI.

    Ata janë shkëputur jashtëzakonisht shumë nga klubet tjera, kur flasim për trofetë e Championsit.

    Reali e ka fituar plot 14 herë Ligën e Kampionëve.

    Herën e fundit, “Merengues” e fituan këtë trofe parvjet pasi e mundën Liverpoolin në finale.

    Paraprakisht, nën drejtimin e Zinedine Zidanet triumfuan tri herë radhazi, një gjë të cilën nuk e kishte bërë askush më parë.

    KIEV, UKRAINE – MAY 26: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid celebrates with The UEFA Champions League trophy following his sides victory in the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Stuart Franklin – UEFA/UEFA via Getty Images)
    Reali e ka mundësinë ta fitojë trofeun e 15-të në këtë edicion, teksa është kualifikuar në gjysmëfinale dhe përballë e ka Bayern Munichun.

    Qe një kohë të gjatë, Milani është klubi i dytë më i trofeshëm në histori të Championsit.

    Kuqezinjtë nuk e kanë fituar këtë trofe që nga viti 2007, por klubet tjera s’kanë arritur t’i kalojnë ata.

    “Rossoneri” e kanë fituar këtë trofeun special plot 7 herë.

    Prapa tyre gjenden dy klube të tjera të mëdha. Liverpooli dhe Bayerni i kanë nga gjashtë trofe.

    “Reds” e kanë fituar për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2019 kur në finale e kishin mposhtur Tottenhamin.

    Ndërkaq, gjiganti bavarez për herë të fundit kishte triumfuar në vitin 2020 pasi e kishte mposhtur Paris Saint-Germainin në finale.

    Bayerni është në kërkim të trofeut të shtatë dhe këtë mund ta arrijë nëse e eliminon Realin në gjysmëfinale dhe nëse e fiton më pas edhe finalen e madhe.

    Barcelona mbetet pak më prapa me 5 trofe të fituar.

    Gjiganti katalunas ka pasur rënie në dekadën e fundit, derisa Championsin e ka fituar për herë të fundit në vitin 2015 kur në finale e kishte mundur Juventusin.

    Ndoshta pakkush e di, por Ajaxi e zë vendin e gjashtë sa u përket klubeve më të suksesshme me 4 trofe të Ligës së Kampionëve.

    Pas gjigantit holandez vijnë Interi dhe Manchester United me nga 3 trofe, kurse nga 2 tituj aktualisht i gëzojnë Juventusi, Chelsea, Porto, Benfica dhe, besoni apo jo – Nottingham Forest.

    E lista e klubeve që e kanë fituar nga një herë Championsin është paksa më e gjatë.

    Por, mjafton të përmendim emra të klubeve të njohur si Manchester City, Borussia Dortmund, Marseille, PSV Eindhoven, Hamburg, Aston Villa, Feyenoord etj.

    Nga katër gjysmëfinalistët e sivjetmë, vetëm Paris Saint-Germaini nuk e ka shijuar ende trofeun e Championsit.

    Mbetet të shihet më 1 qershor se cila skuadër do të festojë për edicionin 2023/2024… /Gazeta Express/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.