×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cameron në Kiev: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ia ka premtuar të enjten Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa të jetë e nevojshme”.

    Gjatë një vizite në Kiev të enjten, ai theksoi po ashtu se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që ia dërgon Britania për sulme brenda Rusisë.

    “Ne do t’i japim tre miliardë funte çdo vit sa të jetë e nevojshme. Ne sapo kemi dhënë gjithçka që kemi sa i përket pajisjeve”, tha Cameron në një intervistë për Reuters gjatë vizitës në Kiev.

    Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak duke mirëpritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Britani, 15 maj 2023. Fotografi ilustruese.

    Pakoja prej tre miliardë funte ndihmë ushtarake për Ukrainën është më e madhja nga Britania deri tani, sipas tij.

    “Disa prej tyre [pajisjeve] janë duke mbërritur në Ukrainë sot, derisa unë po qëndroj këtu”, shtoi ai.

    Cameron tha gjithashtu se Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët që ia jep Londra për t’i goditur caqet brenda Rusisë, dhe se i takon Kievin të vendosë nëse dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

    “Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron.

    Cameron, i cili e udhëhoqi Britaninë e Madhe nga viti 2010 deri në vitin 2016 si kryeministër dhe u rikthye në frontin e politikës pak muaj më parë, u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të dytë në Kiev i sekretar i Jashtëm.

    Ai e përshëndeti miratimin e paketës së shumëpritur të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën në vlerë 60 miliardë dollarë.

    “Kjo është tejet e rëndësishme, jo vetëm për shkak të armëve që do t’i sjellë, por edhe për shkak se do ta rrisë moralin e popullit këtu në Ukrainë”, nënvizoi ai./Sinjali

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani. Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot e ka lansuar platformën E-Komunat në kuadër të platformës E-Kosova. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se shërbimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu...
    Sport17 Maj 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.