×
  • Lajme
  • Lajme

    Reuten: BE-ja ia vonoi shumë vizat Kosovës – radhën e ka statusi i kandidatit

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka theksuar se dosja brenda PE-së për liberalizimin e vizave pritet të përfundojë brenda kësaj jave, më pas më 18 prill do të jetë votimi përfundimtar.

    Eurodeputeti holandez pohoi se heqja e vizave është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës.

    “Ky udhëtim duhet të ishte shumë më i shkurtër. BE-ja e la Kosovën duke pritur shumë gjatë. Katër vjet pasi Kosova i përmbushi të gjitha kushtet, më në fund ne e mbajmë premtimin tonë. Që nga viti 2024, qytetarët e Kosovës më në fund mund të udhëtojnë drejt BE-së për pushime, vizita familjare dhe udhëtime biznesi pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Kjo është më shumë se një barrë burokratike që largohet. Është një moment historik i rëndësishëm në integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë Reuten në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv

    Reuten është shprehur se procesi i dialogut Kosovë-Serbi çdo herë duhet të jetë i ndarë nga ai i vizave, dhe se nuk ka ndikuar në punën e bërë në liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se bashkë me kolegët e tjerë eurodeputetë që kanë punuar ndër vite për këtë proces kanë bërë një punë të rëndësishme.

    Ndër tjera, ai ka shtuar se pas heqjes së vizave, Bashkimi Evropian kosovarëve duhet t’ua hapë rrugën edhe për t’u bërë shtet kandidat për BE.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.