
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë njoftoi edhe për një rast të ri me Coronavirus në vend, raporton “Front Online”.
Rasti pozitiv sipas IKSHPK-së është një rast kontakti nga komuna e Rahovecit.
“Sot më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, është njoftuar nga Instituti.
Kështu numri total i të prekurve me Coronavirus në vend ka arritur 989.
“Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, bëhet e ditur në njoftimin e IKSHPK-së.
Në ndërkohë në Kosovë janë shënuar edhe 29 raste të vdekjes nga virusi. /Front Online