Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, në një prononcim për Front Online ka thënë se numri i rasteve aktive në Vushtrri është 92.
Ai ka thënë se nuk kanë informacione se sa persona janë testuar apo janë në listë për testim, por që janë në pritje të konfirmimeve zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik.
“92 është numri aktiv i rasteve aktive në komunën e Vushtrrisë , për sa u përket mostrave nuk kemi marrë një njoftim zyrtarë prej institutit se sa persona të tjerë janë testuar. Në ora 15:15 sipas njoftimit zyrtarë priten të konfirmohen rastet dhe sa janë testuar jemi duke pritur”, ka thënë Meholli për Front Online.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rezultatet do të publikohen në një format tjetër e jo në faqen e Facebookut por në konferencë për medie./Front Online/