Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekurë 8 persona të infektuar me Coronavirus duke e çuar në 158 numrin total të tyre që nga përhapja e këtij virusi në vend.
Kështu ka bërë të ditur IKShPK-ja, shkruan Front Online.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. /FrontOnline/