×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimet dhe kohëzgjatja e gjykimit për ish-krerët e UÇK-së? Flet avokati i Speciales

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Po bëhen gati një vit, kur ish-krerët e luftës së UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan nga Specialja nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Front Online.

    Në Hagë, procesi i gjykimit do të nisë në muajin e ardhshëm edhe për dy ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    E më 20 të këtij muaji, procesi i parë gjyqësor që nisi është i ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

    Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, në një prononcim për Front Online tha secili rast e ka rrjedhën e vet derisa ende disa raste janë në fazën e përgatitjes përmes konferencave statusore.

     “Rastet e inicume pranë gjykatës speciale janë raste të cilat nuk janë të iniciuara në të njëjtën kohë. Secili rast e ka rrjedhën e vet, dhe për rrjedhojë rasti i presidentit Thaçi, e Kadri Veselit dhe të tjerëve është në fazën e përgatitjes përmes konferencave statusore”, thotë për Front Online.

    E sa i përket kohëzgjatjes së këtyre proceseve gjyqësore, avokati Qerkini tha se ajo varet nga numri i dëshmitarëve të involvuar në atë rast si dhe nga provat materiale.

    Kohëzgjatja e një procesi gjyqësorë varet nga shumë faktorë. Varet prej numrit të personave të akuzuar, sepse nëse numri i personave të akuzuar është më i madh atëherë konsiderohet se merr më shumë kohë trajtimi i rastit, pastaj varet nga numri i dëshmitareve, varet nga provat materiale, nga ajo se cilat fakte do të konsiderohen kontestuese mes palëve dhe cilat jokontestuese, sepse për faktin jokontestuese nuk ka nevojë mu administru prova, këto janë dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në kohëzgjatjen e një procesi”, tha ai për Front Online.

    Në rast të shqiptimit të dënimeve, në rast të vërtetësisë së akuzave, sipas Qerkinit, do të ketë probleme juridike.

    Ai thotë se në kohën kur pretendohet se janë kryer këto vepra penale ka qenë në fuqi kodi penal i ish-Jugosllavisë i cili maksimalisht dënimin e ka parë për këto vepra deri në 20 vjet ndërkaq tani në fuqi është ligji që parasheh dënim deri më burgim të përjetshëm.

    “Këtu është një farë dileme, se ata e kanë paraparë me ligj dmth dënimet qysh e parasheh ligji deri dënim me burgim të përjetshëm, por tani është një problem se në fuqi ka qenë kodi penal i ish- Jugosllavisë i cili maksimalisht dënimin e ka parë për këto vepra deri në 20 vjet. Për mendimin tim, këto munden me pas problem juridik se thjesht avokatët nuk kanë bazë me i argumentu që duhet mu zbatu kodi penal i cili ka qenë në fuqi kur pretendohet se janë kry veprat”, tha ai për Front Online.

     Sa do të zgjasë gjykimi ndaj Salih Mustafës? Flet avokati i Speciales

    Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se është planifikuar që rasti ndaj Salih Mustafës të zgjasë deri në fund të këtij viti.

    “Është planifikuar që rasti ndaj Sali Mustafës të zgjat deri ne dhjetor të këtij viti, sepse Sali Mustafa është i vetëm, dmth se nuk është me bashkë të pandehur dhe numri siç kemi parë i dëshmitarëve nuk do të jetë  i madh ndërsa edhe seancat do të jenë intensive”, tha Qerkini.

    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihet edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./FrontOnline

     

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.