×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për policin që rrahu kolegen

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Punonte në Policinë Rajonale të Pejës. Mirëpo Rreshteri tashmë i suspenduar Senad Hamzic është dërguar në mbajtje.  E tek gjithë kjo ngjarje mësohet  se kishte ardhur si rezultat i motiveve personale në mes dy palëve.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar Hamzicin me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

    Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Pjesëtaret e IPK’së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

    Në anën tjetër Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka bërë të ditur se prokurori tashmë ka kërkuar zgjatjen e masës së paraburgimit.

    Hetuesit e IPK’së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.