×
  • Lajme
  • Lajme

    76 vjetori i vrasjes së Shaban Polluzhës, luftëtarit kundër komunizmit

    FrontOnline
    21 Shkurt 2021

    Të dielën u bënë 76 vjet nga rënia heroike e Shaban Polluzhës, komandantit të Ballit Kombëtar që luftoi kundër komunizmit jugosllav.

    Historiani Ibrahim Gashi thotë se Polluzha ishte ndër të parët që e nuhati hilen që komunizmi e pati për shqiptarët e Kosovës.

    Ndaj mëtonte bashkim me Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

    ”E kuptoi tradhëtinë e komunistëve jugosllavë që në emër të kauzës së internacionalizmit, sapo u larguan gjermanët, këta filluan ta ndjekin kauzën e nacionalizmit dhe shovinizmit”, shpjegon Gashi.

    Polluzha udhëhoqi Ballin Kombëtar kundër komunizmit në rajonin e Drenicës, nismë që u mbështet edhe nga zona tjera shqiptare. Historiani Ibrahim Gashi thotë se veprimtaria e tij u tentua të mvishej si tentim për ta kthyer fashizmin, por që në esencë ishte luftë e drejtë.

    Polluzha ishte nisur për në Srem të Serbisë për luftime, kur ndërroi mendje të kthehej në Drenicë, t’i kundështonte masakrat që po bëheshin nga serbët.

    Gashi thotë se këtë thyerje të rrugës tentuan ta ndalnin edhe disa shqiptarë.

    ”Pati një përpjekje të Fadil Hoxhës për ta ndalur Shabanin që të mos kthehet, duke i kërkuar të shkojë në frontin e Sremit, por Shabani kishte një përgjigje. Nga kjo që po ndodh, ai tha: Nëse ne vazhdojmë me shku në Srem, do të vritemi rrugës, kurse masakrat do të vazhdojnë në Drenicë”.

    Megjithatë, udhëheqësi ballist vazhdoi luftimet në Drenicë, atje ku kryengritja kulmoi pas vendosjes së administrimit ushtarak jugosllav.

    Në Tërstenik edhe ra heroikisht, më 21 shkurt 1945. Shtypja me dhunë nga jugosllavët u bë për një arsye.

    ”Për ta eleminuar një pjesë të madhe të rinisë shqiptare dhe për të futur një frikë në popullësi që të mos e kërkojë të drejtën për bashkim me Shqipërinë”, shton historiani Gashi.

    Në 76 vjetorin e vrasjes së tij, Polluzha u kujtua edhe nga politikanë kosovarë.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.