×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi kërkon kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Gjykata Kushtetuese dje ka dalë me një njoftim për aktgjykimin në lidhje me një ankesë të Telekomit, që lidhet me procesin gjyqësor, përmes të cilit Z-Mobile i kërkonte 25 milionë nga Telekomi, që ishte gjobitur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

    Kushtetuesja e ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme dhe të Apelit në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.

    Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Aktvendimi i Supremes dhe i Apelit është në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

    E, lidhur me këtë vendim të Kushtetueses ka reaguar Telekomi.

    Përmes një komunikate për media, Telekomi i Kosovës ka shprehur qëndrimin se edhe edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.

    Komunikata e plotë:

    Telekomi i Kosovës sh.a. përshëndet Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.

    Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020,  të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021.

    Prandaj, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.

    Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrë një Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtysë e re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Me rastin e Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar një sërë aktivitetësh më temën “Përjeto Evropën”. Aktivitetet kanë...
    Lajme09 Maj 2024
    Kreu i Aleancës Kosova e Re, ish- presidenti Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës. Këtë urim, Pacolli e ka...
    Lajme09 Maj 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se nuk e pranon kushtëzimin për themelimin...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të...
    Kronika09 Maj 2024
    Një zyrtar policor është plagosur sot në fshatin Zllakuqan të Klinës, gjatë një aksioni për të kapur hajnat që kishin hyrë për...
    Lajme09 Maj 2024
    Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u...
    Kronika09 Maj 2024
    705 Euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e...
    Kronika09 Maj 2024
    Mbrëmjen e së mërkurës, në Zveçan raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e varur një pushkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.