×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës pas “veprimeve të duhura për adresimin e kërkesave të BE-së”

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u nënshkrua në Bratislavë. Në këmbim po kërkon heqjen e masave ndëshkuese që u vendosën për shpërthimin e tensioneve në veri. Megjithatë, masat vazhdojnë të jenë në fuqi dhe heqjes së tyre duhet t’i paraprijë një raport i kryediplomatit Borrell, i cili do të jetë pikëreferimi për Këshillin e BE-së që të marrë vendim për këtë. Belgjika, e cila udhëheq Presidencën e BE-së, është pro heqjes së masave dhe një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenca e Belgjikës, e cila ka në përgjegjësi çuarjen përpara të punëve të Këshillit, në një përgjigje ka thënë se BE ka gatishmëri për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por përmendi “përparim të mëtejshëm”.

    “Në përputhje me konkluzionet për Zgjerim të Këshillit të 12 dhjetorit 2023, BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së. Këshilli i BE-së do t’i rikthehet çështjes në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për përmbushjen e këtyre kërkesave nga Kosova”, tha zëdhënësi i Presidencës belge, David Jordens.

    Ai tha se vendi i tij është pro një qasje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu pro heqjes së këtyre masave.

    “Belgjika kërkon një qasje të ekuilibruar ndaj Serbisë dhe Kosovës, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për masat e BE-së. Në këtë perspektivë, Belgjika është në favor për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës kur të ndërmerren veprimet e duhura për adresimin e kërkesave të BE-së”.

    Për masat dje ka folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se raporti i Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, është afër finalizimit.

    “Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli Europian”, ka thënë Stano.

    Në fillim të këtij muaji, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që masat të hiqen, duke thënë se ato “bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij”.

    “Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, kishte thënë Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Europian.

    Në fund të prillit, Bashkimi Europian në një përgjigje për Express pati thënë se Kosova kishte mundësuar terrenin për të zgjedhje të reja përmes organizimit të votimit për heqjen e kryetarëve.

    “BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, kishte thënë BE/Express/

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.