Mbrëmë në tërë Kosovën rezultuan 141 të infektuar me COVID-19, prej të cilëve njëri doli të ishte nga komuna e Kamenicës, raporton Front Online.
I pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ishte i vetmi i infektuar. E që njëkohësisht po del të jetë i vetmi rast aktiv atje.
Mirëpo, gjendja e tij po del të jetë e mirë.
Kështu bëri të ditur nënkryetari i Kamenicës Faton Jakupi, në një prononcim për Front Online.
“Në komunën tonë është vetëm një rast aktiv, dhe ai është kryetari Qëndron Kastrati. Gjendja e tij është shumë e mirë. Ishte rast kontakti”, deklaroi ai.
Pas rikthimit të rasteve me COVID-19, në Kamenicë janë izoluar edhe disa persona.
“Për momentin janë të izoluar 50 persona në komunën tonë. Kjo ka ardhur si rezultat i kontaktit të tyre me persona të infektuar”, theksoi Jakupi për Front Online.
Në Kosovë deri tani kanë rezultuar 1.756 persona të infektuar. Prej tyre 968 janë shëruar. Ndërsa 34 e kanë humbur betejën me këtë virus./Front Online/

Të tjera
-
15:37 | 18 Gusht 2022
-
15:37 | 18 Gusht 2022
-
15:32 | 18 Gusht 2022
-
15:31 | 18 Gusht 2022
-
15:27 | 18 Gusht 2022
-
15:24 | 18 Gusht 2022
-
15:16 | 18 Gusht 2022
-
15:12 | 18 Gusht 2022
-
15:09 | 18 Gusht 2022
-
Bota/RajoniLavrov e Vulin më 22 gusht takohen në Moskë15:09 | 18 Gusht 2022
-
15:05 | 18 Gusht 2022
-
15:01 | 18 Gusht 2022