×
  • Lajme
  • Lajme

    50 mjekë bashkohen në luftën kundër koronavirusit

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtrirë 96 pacientë të prekur me koronavirus dhe 60% e tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa në gjendje kritike janë aktualisht pesë pacientë që po qëndrojnë në mjekim intensiv. Klinikave Covid në QKUK do t’u shtohet edhe ajo e Neurologjisë ku njëri i kat i saj me 60 shtretër do të jetë në dispozicion për pacientët e prekur me këtë virus. Gjithashtu, Spitali i Vushtrrisë do të jetë në dispozicion vetëm për pacientët e prekur me Covid-19.

    Këto janë bërë të ditura në konferencën që ka mbajtur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot në oborrin e Klinikës Infektive, ku ka bërë të ditur se 50 mjekë dhe 62 infermierë i janë bashkuar sot stafit mjekësor në luftën me pandeminë.

    Zemaj: 50 mjekë e 62 infermierë bashkohen në luftën me pandeminë

    “Bashkë me ne sot janë 50 profesionistë, 8 laborantë kanë filluar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, 4 mikrobiologë, 20 inspektorë dje vetëm kanë startuar me ekipet monitoruese e zbatuese të ligjit dhe sot gjatë ditës do të shpërndahen edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje”, tha Zemaj.

    Zemaj tha se ky nuk do të jetë angazhimi i fundit në këtë drejtim, sipas tij do të shikohen mundësitë buxhetore që të angazhojnë personel shtesë në mënyrë që të mbulohen të gjitha nevojat./kp/

    Zemaj: Është në proces edhe angazhimi i 100 infermierëve për QKUK-në

    “Në proces e sipër është edhe angazhimi i 100 infermierëve për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe kjo besoj që do të jetë kapaciteti ynë i arritshëm, së paku këta njerëz që janë duke punuar nga 24 orë pa ndërpre mos të kenë ndonjë problematikë gjatë ushtrimit të punës profesionale, të ndershme e mbi të gjitha të mundimshme çfarë e bëjnë në luftimin e kësaj pandemie”, shtoi ai.

    Ndërsa drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajazaj-Berisha njoftoi për numrin e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë dhe gjendjen e tyre.

    Ajazaj-Berisha: 96 pacientë të shtrirë në Infektive, pesë në gjendje kritike

    “Ne sot në Klinikën Infektive, gjithsej në raportin e mëngjesit kanë qenë 96 pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar Covid pozitiv, 60% e tyre janë në oksigjenoterapi ndërsa në mjekimin intensiv janë pesë pacientë të cilët janë në gjendje kritike. Ajo çka mund të them është se për ne si profesionistë shëndetësorë është shumë shqetësuese ardhja e formave të rënda të sëmundjes dhe pacientëve që janë Covid pozitiv të cilët konfirmohen qoftë në teren, apo edhe qëndrojnë në shtëpi. Andaj duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm, ta ruajmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve dhe të afërmeve tonë”, tha ajo.

    E drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi bëri të ditur se një kat i Klinikës së Neurologjisë do të jetë në dispozicion për pacientët me Covid-19, dhe se Spitali i Vushtrrisë do të shndërrohet në Spital Covid.

    Krasniqi: 60 shtretër në Neurologji do të jenë në dispozicion për pacientët me Covid

    “Ne qysh dje kemi marrë vendim që edhe Klinika e Neurologjisë, njëri kat i saj me kapacitet prej 60 shtretërve t’i shtohet këtij destinimi, për shkak se Klinika Infektive dhe Klinika e Pomologjisë janë pothuajse të mbushura me pacientë, do t’i kemi në dispozicion këto kapacitete të shtretërve…. Sot kemi rreth 450 pacientë të shtrirë në Klinikat Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale që janë të dyshuar ose konfirmuar me Covid dhe që po marrin trajtim në këto momente…spitalin e Vushtrrisë do ta shndërrojmë komplet në spital Covid, spitali i Vushtrrisë shumë shpejtë do të pranojë pacientë nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat për të trajtuar këta pacientë”, tha ai.

    Ndërsa qytetarët e Vushtrrisë dhe vendeve përreth, që kanë nevojë për shërbime të tjera mjekësore do të drejtohen për në spitalin e Mitrovicës.

    Në Kosovë numri i personave të infektuar më koronavius ka arritur në 5 mijë e 118.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar lidhur me darkën e mbrëmshme. Fillimisht Xheneta nuk denjonte të zgjohej nga shtrati. “Nuk jam t’u e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.