×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    4 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Katër pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat ishin nga Shkupi, Tetova, Prilepi e Gostivari, përcjell Gazeta Express.

    Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1140 teste të bëra, 126 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre 66 janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, 6 nga Kumanova, 4 nga Kavadari, 3 nga Resnja, 3 nga Prilepi, nga dy raste të reja janë shënuar në Strugë, Veles, Gostivar dhe Probishtip, ndërsa nga një rast në Manastir dhe Shën Nikollë .

    Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 raste të pacientëve të shëruar. Prej tyre, 48 janë nga Shkupi, 3 nga Rresnja dhe nga një në Shtip e Manastir, raporton tv21.tv.

    Numri total i rasteve aktive me koronavirus për momentin është 3557 të infektuar. Gjithsej që nga fillimi i epidemisë janë prekur 6334 persona, prej të cilëve 2475 janë shëruar ndërsa 302 kanë vdekur.

    Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse në 24 orët e fundit janë pranuar 8 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 92. Në mbështetje të oksigjenit janë 43 ndërsa nuk ka pacientë që janë të vendosur në ventilim mekanik, informojnë nga MSH.

    Në Spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 23 pacientë të rritur dhe 3 fëmijë, dhe 4 të tjerë me simptome të virusit.

    Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 18 pacientë të rinj, me çka numri total i të shtruarve ka arritur në 140. 11 pacientë janë në respiratorë.

    Në Spitalin e Manastirit të hospitalizuar janë 45 persona, në atë të Shtipit 33, ndërsa në Spitalin e Tetovës, atë të Ohrit, Velesit, Kumanovës dhe Prilepit numri total i pacientëve të hospitalizuar është 74 persona të prekur nga COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.