×
  • Lajme
  • Lajme

    4 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin e Ferizajt, 43 me oksigjeno-terapi

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Në Spitalin e Ferizajt po trajtohen 53 pacientë, 4 pacientë në gjendje serioze 43 në oksigjeno terapi kurse 3 të tjerë në ventilim mekanik të infektuar me Coronavirus.

    Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Front Online, Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit Regjional të Ferizajt.

    “53 pacientë janë të hospitalizuar, 43 pacientë janë në varësi në oksigjeno-terapi, 3 prej tyre në ventilim mekanik. Gjendja me seriozitet pak më të lartë janë 4 pacientë, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve kanë një gjendje relativisht stabile dhe presin që në ditët në vijim, shumë shpejt të lirohen nga spitali”, ka thënë Zeqiri.

    Ai ka konfirmuar se janë edhe staf shëndetësorë të infektuar me Covid-19, 6 specialistë, 11 infermierë dhe 4 punëtorë të tjerë jo shëndetësorë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “I kemi 6 specialistë të infektuar, 11 infermierë të infektuar dhe 4 punëtorë të tjerë jo shëndetësorë, gjendja e tyre është shumë e mirë jemi në kontakt të vazhdueshëm  me ta dhe presim edhe ata shumë shpejtë të kthehen në vendet e tyre të punës për ta luftuar Covid-19”, ka thënë ai Front Online.

    Kurse sa i përket kapaciteteve në spital, drejtori i Spitalit të Ferizajt Zeqiri ka treguar se ka hapësire për hospitalizim për 80 pacientë kurse për momentin mbi 30 vende janë të lira.

    “Kapacitetet janë për 80 pacientë në mundësi zgjerimi, për momentin i kemi edhe mbi 30 vende të tjera të lira”, është shprehur Zeqiri.

    Sipas Zeqirit, situata është nën kontroll sa i përket menaxhimit dhe nuk presin përkeqësim të gjendjes sa i përket hapësirave për trajtim të pacientëve me Covid-19.

    “Gjendja është stabile, në kontroll dhe nuk presim ndonjë vështirshi sa i përket vështirësisë së hospitalizimit”, ka thënë ai./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i...
    Lajme13 Mars 2025
    Doktori i cili sot përjetoi një moment paksa tensionues gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, është hematologu,...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe veterinarisë u mbajt takimi ne mes te delegacioni të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Ruvejda Aliefendic...
    Vip13 Mars 2025
    Egli Tako, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar për herë të parë pas shqetësimeve të ndjekësve lidhur me gjendjen e...
    Lajme13 Mars 2025
    Analisti ushtarak gjerman, profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin e Forcave të Armatosura Gjermane, Carlo Masala beson se presidenti amerikan, Donald Trump...
    Vip13 Mars 2025
    Laert Vasili ka komentuar së fundmi situatën dhe banorët e formatit Big Brother, duke folur për marrëdhënien me Gjestin dhe për qëndrimin...
    Sport13 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e pret me optimizëm ndeshjen e sontme kundër Ukrainës. Dardanët janë grumbulluar të dielën nën urdhrat...
    Lajme13 Mars 2025
    Një aksident mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit. Si pasojë janë lënduar katër persona, e të cilët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.