×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    39-vjeçari i dehur në Mitrovicë tenton ta vrasë veten me armë zjarri, e shpëton vëllai i tij

    FrontOnline
    22 Korrik 2022

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Faruk Spahija’ në Mitrovicë, ku një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

    Bëht e ditur se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili kishte marrë një armë zjarri dhe e kishte drejtuar në kokën e tij, me qëllim që t’i japë fund jetës.

    Por më të keqën e kishte parandaluar vëllai i tij, i cili kishte arritur që t’ia largojë armën nga koka dhe kishte thirrur për ndihmë në Policinë e Kosovës, raporton Sinjali.

    Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin e dyshuar i cili po mbahej nën kontroll nga vëllai i tij dhe po ashtu kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor.

    39-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku i është nënshtruar edhe testit për alkool, me ç’rast ka rezultuar në gjendje të dehur.

    Me vendim të prokurorit, 39-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa është iniciuar rasti për veprat ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ‘Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’ dhe ‘Vetëvrasje në tentativë’./Front Online

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.