
Infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar se një person me Coronavirus në Klinikën Infektive është në gjendje të rëndë, shkruan Front Online.
Krasniqi për Front Online ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të shtrirë 33 pacientë të prekur nga Coronavirusi, ndërsa 7 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
“Për momentin i kemi 33 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar se janë të prekur me COVID-19. Gjendja shëndetësore e tyre e përgjithshme e tyre është e mirë dhe janë në gjendje stabile. Ndërsa që i kemi 7 pacientë me oksigjenoterapi dhe një e kemi në gjendje më të rëndë në repartin intensiv të Klinikës sonë,”, tha ai për Front Online.
Aktualisht Kosova regjistron 799 raste të konfirmuara me Covid-19, 249 të shëruar dhe 22 viktima./Front Online/