Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bëri të ditur se 316 pacientë të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se 20 pacientë janë vënë në respiratorë dhe 23 në makinat për frymëmarrje, që njihen si CPAP.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të premten se në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 213 raste me koronavirus dhe gjashtë viktima.
Në Kosovë, prejse janë shfaqur rastet e para më 13 mars, autoritetet kanë konfirmuar gjithsej 6,680 raste pozitive me koronavirus.
Prej tyre, 164 pacientë kanë vdekur, ndërsa 3,614 janë shëruar.