×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    3 cent për çështje: Sa vlejnë të dhënat tona në “tregun e zi” të qendrave të call-center?!

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Sipas një investigimi të kryer nga hetuesit e specializuar të Qendrës Kombëtare të Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike (Cnaipic) të Policisë Postare, të quajtur Open Data, në bashkëpunim me organet përkatëse të Napolit, Perugia, Ancona dhe Romë, është zbuluar një trafik të dhënash të klientëve të kompanive telefonike.

    Deri në 1.2 milion të dhëna kanë kaluar nëpër duart e punonjësve jo të besueshëm, të cilët shfrytëzonin pozicionin e tyre për të konsultuar arkivat konfidenciale, një grup ndërmjetësues dhe një rrjet prej të paktën trembëdhjetë call center, kryesisht në Campania, duke i përdodur informacionet për të telefonuar klientët në kohën e duhur dhe duke i shtyrë ata të lidhnin kontrata me një kompani tjetër. Të dhënat bliheshin me 3,4 cent për çdo numër telefoni përkundër komisioneve të transferimit deri në 400 euro për çdo pajtim.

    Për pasojë trembëdhjetë njerëz përfunduan nën arrest shtëpiak, u dhanë shtatë urdhra për paraqitje, plus gjashtë të dyshuar, në një operacion ku përfshiheshin 120 individë të Postës, të angazhuar në kërkime lokale dhe kompjuterike. Akuzat e bëra në kapacitete të ndryshme nga prokurorët Maria Teresa Gerace dhe Edmondo De Gregorio janë për qasje abuzive në sistemin IT, ndalim abuziv dhe shpërndarje të kodeve të aksesit.

    Për më tepër, për herë të parë në Itali nga hyrja në fuqi e rregullës europiane të privatësisë, Gdpr, neni 167-bis është kontestuar, i cili prek ata që shpërndajnë në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të përpunuara në një shkallë të gjerë, prandaj ruhen në arkiva të mëdha si ato të dërguara nga të dyshuarit. (Wired)

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.