×
  • Vip
  • Vip

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP Albania’, deri tani

    FrontOnline
    24 Janar 2023

    Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ndryshojnë nga dita në ditë, por diçka është e sigurt: Deri tani, 3 duket të jenë banorët më të pëlqyer nga publiku.

    Si mbërritëm në këtë përfundim? Duke marrë në konsideratë dinamikat brenda shtëpisë, komentet e njerëzve në rrjete sociale dhe reagimit te publikut. Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë Kiara dhe Efi. Të dyja vajzat mund të ndërrojnë lehtësisht vendet me njëra-tjetrën.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Kiara është një personazh që padyshim është vendosur në qendër të vëmendjes nga interesi që Luizi ka treguar për të. Me qetësinë e saj, natyrën jokonfliktuale në një shtëpi ku nuk mbarojnë debatet, jo më kot Kiara pëlqehet nga një pjesë e konsiderueshme e shikuesve. Plus, romanca gjithmonë ngjall interes në publik.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Efi, nga ana tjetër, është gjithashtu një konkurrente e fortë, të cilën jo pak njerëz e shohin edhe finaliste. Efi nuk ka pasur frikë të shprehë mendimin e saj në shumë debat.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Efi ka qenë një nga personazhet që ka kundërshtuar figura të forta në shtëpi – si Olta dhe Luizi – por në të njëjtën kohë u ka dhënë të drejtë kur, sipas mendimit të saj, kanë pasur të drejtë. Kjo gjë e ka pozicionuar atë si një konkurrente të fortë, të drejtë dhe me gjykim të ftohtë. Njerëz të tjerë preferojnë edhe raportin që ajo ka me Luizin.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP
    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP
    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Në vend të parë, siç me siguri prisni, Luizi. Për vetë situatat që ka sjellë brenda shtëpisë, dinamikat që ka shkaktuar, faktin që të gjithë banorët merren me të, Luizi është deri tani konkurrenti me më shumë probabilitet për të fituar.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Emra të tjerë që kanë fituar një farë simpatie te publiku mund të përmendim edhe Kristin dhe Armaldon.

    3 banorët më të pëlqyer në ‘Big Brother VIP

    Ndërkohë, ndonëse aktualisht nuk ka përkrahjen nga publiku në nivelet e Luizit, një element i rëndësishëm i lojës dhe i gjithë konflikteve brenda saj, është padyshim Olta Gixhari.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.