Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë sot po trajtohen 26 pacientë me Covid-19 pozitivë.
Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar janë të hospitalizuar 56 pacientë: prej tyre, janë 26 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Nga të konfirmuarit si raste pozitive, 10 pacientë janë me oksigjen e një pacient është referuar në Prishtinë.
Në pritje të rezultatit të testit janë 30 pacientë.