×
  • Lajme
  • Lajme

    25 lagje të Prishtinës të prekura me Coronavirus, prinë “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të prijë për nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19. Që nga përhapja e pandemisë e deri më tani janë identifikuar 629 prishtinas të prekur me këtë virus.

    Aktualisht janë 478 raste aktive, 148 të shëruar si dhe 3 persona kanë përfunduar me fatalitet.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

    Ai tha se gjatë ditës së sotme në Institutin e Shëndetit Publik janë dërguar edhe 30 mostra për testim me Coronavirus.

    “Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë janë 629 total, 478 janë aktive, 148 të shëruar dhe 3 me fatalitet. Sot janë marrë 30 mostra dhe presin testimin”, ka pohuar Gashi për Front Online.

    Numri një i Shëndetësisë në Prishtinë ka thënë se shumica e lagjeve të kryeqytetit janë të prekura me Coivid-19.

    Derisa për nga numri më i madh i personave të infektuar, prijnë lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”.

    “Rreth 25 lagje të Prishtinës janë të infektuara me Coronavirus. Prijnë për nga numri i madh i të infektuarve lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Ulpiana”, ka deklaruar Gashi për Front Online.

    Nisur nga numri i madh i rasteve aktive në Kosovë, gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar edhe futjen në karantinë për qytetet të cilat prijnë për rastet e shumta me këtë virus.

    Për këtë Gashi ka thënë se deri më tani nga kjo Komunë nuk është propozuar një gjë e tillë.

    Përveç, siç thotë ai kërkesa e vetme që zyrtarët komunal kanë bërë, është zbatimi i masave të cilat janë aktualisht në fuqi për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të Coronavirusit.

    “Nuk e di se si do të jenë veprimet e nivelit qendror. Ne nuk do të propozojmë që Prishtina të futet në karantinë. Nuk kemi kërkuar e as nuk do të kërkojmë. Ne krejt çfarë kërkojmë është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi: Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duhur”, tha Gashi për Front Online.

    Në anën tjetër, Gashi ka njoftuar se Prishtina nuk po ka kapacitet të mjaftueshëm për nga numri i personelit shëndetësorë. Kjo, pasi sipas tij, aktualisht 9 mjekë janë të infektuar me Covid-19 si dhe rreth 50 të tjerë janë në vetizolim.

    “Realisht po kemi probleme sa i përket numrit të personelit shëndetësor. 9 prej personelit shëndetësorë janë të infektuar me Coronavirus dhe diku 50 të personelit shëndetësorë janë në vetizolim për shkak se kanë qenë raste të kontaktit”, deklaroi më tutje Gashi për Front Online.

    Ai shtoi se nëse deri javën e ardhshme nuk do të shfaqen raste të reja me virusin, atëherë një pjesë e personelit shëndetësorë do të kthehet në vendin e punës. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe familjes së tij, për vdekjen e Haxhi Thaçit,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të Skenderajt, pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Haxhi...
    Lajme17 Mars 2025
    Milazim Thaçi, bashkëfshatari i të ndjerit,  Haxhi Thaçi, ka folur për media duke u shprehur tejet i mërzitur për vdekjen e tij....
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se me kryeministrin Albin Kurti foli për “mënyrën se si procesi...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen...
    Lajme17 Mars 2025
    Në media po raportohet se mbrëmë ka ndodhur një takim mes kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe ish-kandidatit të PDK-së për kryeministër,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, dhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë...
    Lajme17 Mars 2025
    Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter...
    Lajme17 Mars 2025
    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Express ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.