×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjet nga vrasja e komandant “Drinit”

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren.

    Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze.

    Drejtësia vendore e ndërkombëtare, ka dështuar në gjetjen e vrasësve.

    20 vjet pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së “Drinit”.

    Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit” tregon se, dëshira e familjes është që kjo vrasje të ndriçohet sa më shpejt.

    “Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje”, thotë Rexha, shkruan “PrizrenPress”.

    Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij, në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

    Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

    Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren, janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

    Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.
    Gjykata Speciale, pritet ndërkaq që ta rikthejë rastin e vrasjes së “Drinit”.

    Ajo në dhjetor të vitit 2018, ka ftuar dëshmitarin kryesor të këtij krimi, Remzi Shalën.

    Ai nuk i ishte përgjigjur ftesës.

    Në vitin 2002, Shala, ishte dëshmitari kryesor në gjykimin e kësaj vrasje, ku i dyshuari kryesor kishte qen një komandant, gjithashtu i njohur i luftës, Sali Veseli.

    Shala gjatë luftës kishte bashkëvepruar me Veselin, ndërsa pas luftës ishte bërë shofer i tij.

    Pas vrasjes së komandant “Drinit”, Shala u bë dëshmitari kryesor kundër mikut e shefit të tij.

    Remzi Shala nga Suhareka u pat vetëdeklarua se është ftuar nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë.

    Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’.

    Vëllai i “Drinit”, Ruzhdi Rexha ka humbër besimin në drejtësi.

    “Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’. Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai, për “PrizrenPress”.

    Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e vrasësve të “Drinit”.

    “Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja, pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dekoroi me Medaljen e Pavarësisë bashkëshorten dhe dy djemtë e ish- komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-“Drini”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.